Kryetari i ri në Mitrovicën Veriore, Erden Atiq ka filluar punën objekti e këtij institucioni.
Ndërsa në ditën e parë pas betimit si kryetar, Atiq ka pritur për vizitë ministrin e punëve të brendshme, Xhelal Sveçla.
Postimi i plotë nga Sveçla:
Kisha kënaqësinë të vizitoj sot në zyren e tij Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut Erden Atiq.
I urova punë të mbarë në detyrën e tij të re duke i ofruar gatishmërinë time të plotë në zbatimin e prioriteteve të tij.
Do të angazhohemi bashkërisht, si nivel qendror dhe lokal, që qytetarëve tanë të Mitrovicës së Veriut të ju sigurojmë mirëqenie, arsim, shëndetësi, siguri e kushte të qëndrueshme jetese. Mitrovica e Veriut si çdo komunë e Republikës së Kosovës do të përjetojë progresin e merituar.