4.8 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Xhaxhai vret aksidentalisht nipin e tij 10 vjeç, derisa po pastronte armën e gjahut

- Advertisement -

Një aksident me pasojë vdekjen ka tronditur një familje në një fshat të Shkodrës.

Një i mitur rreth 10-vjeçar, i identifikuar si shtetasi B.J., ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra nga një armë gjahu që po pastrohej nga shtetasi Vlash Jakaj, 68 vjeç, i identifikuar nga burimet si xhaxhai i viktimës.

Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Samrisht, ku po drejtohen grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë,  për  kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 09.08.2022, rreth orës  21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër,  nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjeç, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.

Nga e shtëna aksidentale  është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J.  jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje  po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë,  për  kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a2cnn

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit