12.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Xhavit Haliti reagon pas videos së VV-së: Rrugaçëve nuk u jap llogari, institucioneve shtetërore po

- Advertisement -

Ishte në llogarinë e partisë Lëvizja Vetëvendosje që u publikua një video propaganduese pikërisht të hënën ku liderët e opozitës janë ‘shkatërruesit e shtetit’, në mesin e tyre edhe partnerë qeveritar e opozitar të tani partisë në qeveri.


Kjo video propaganduese e VV’së e ngjashme me promocion elektoral mburrej me siç e vlerësojnë veten si të pa korruptuar në qëndrimin e tyre dhe të gjithë të tjerët si shkatërrues sipas tyre. Në të janë liderët, para qitur liderët kosovarë si Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Fatmir Lima, Ramush Haradinaj, Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi Behxhet Pacolli, Sami Lushtaku e të tjerë për 20 vite paskan qenkan kriminelë. Mjaft prej tyre ishin partnerë në opozitë dhe në pozitë me VV’në gjatë në këto 20 vitet e fundit.

Për këtë, ka reaguar Xhavit Haliti nga radhët e PDK’së, i cili ka thënë për portalin Dukagjini se nuk sheh asnjë projekt të realizuar nga ana e VV’së përgjatë kohës së qeverisjes së saj. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se ai nuk u jep llogari “rrugaçëve”, por vetëm institucioneve të shtetit.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, Haliti ka thënë se në rast të posedimeve të mendimeve të tilla, të njëjtat, do të duhej të adresoheshin në gjykatë dhe jo përmes rrjetit social, Facebook.

“Të krijohen mendime negative për njerëzit që kanë kontribuuar ose nuk kanë kontribuuar, që kanë shkatërruar shtetin ose që kanë keqpërdorur pozitën nuk gjykohen, përmes
Facebook-ut, por denoncohen në prokurori dhe në gjykatë”, ka deklaruar Haliti.

Partia në pushtet në Kosovë jo rrallë herë është kritikuar për retorikën polarizuese sa ishte në opozitë dhe në pushtet tani. Të hënën ka nisur mësimi në Kosovë pas 5 javë greve të mësimdhënësve që vendosën të kthehen pa iu plotësuar kushtet e kërkuara për rritje page, ku si ‘shpërblim’ morën ndaljen e pagës për muajin shtator për shkak të grevës. Kjo u vlerësua si një hakmarrje dhe ndëshkim nga shumë në opinionin publik kosovar.

Ishte vet kryeministri Kurti që në fund të muajit të kaluar i kishte quajtur SBASHK’un si ‘sindikatë e PAN’ dhe e kishte përqeshur publikisht kryetarin e sindikalistëve Rrahman Jasharin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit