Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka quajtur të rëndë situatën politike, tash edhe pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shpërndau Kuvendin.
Ai për gjithë këtë ka fajësuar VV-në, duke thënë se qytetarët duhet t’i japin fund kësaj politike, sipas tij të dëmshme për vendin.
Postimi i plotë:
E rëndë për Republikën. E dëmshme për qytetarët.
Në kohën kur pasiguria në botë po rritet, Kosova po futet në një proces të ri zgjedhor, pa asnjë nevojë.
Zgjedhja e presidentit do të duhej të bëhej me marrëveshje mes pozitës dhe opozitës.
Por, VV deshi t’i marrë të gjitha.
I fitoi 42% – qëllimisht dështoi.
I fitoi 51% – sërish qëllimisht dështoi.
Dështuan, sepse dështimin e kanë mision.
Prandaj, qytetarët duhet t’i japin fund kësaj politike të dëmshme për vendin.






