14 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Xhaketa ikonike e Michael Jackson shitet në ankand për 286 mijë euro

- Advertisement -

Xhaketa ikonë prej lëkure bardhë e zi, e veshur nga Michael Jackson në vitet 1980 në një reklamë të Pepsit, u shit në ankand për 250,000 £ (rreth 286,000 €).

Është një nga më shumë se 200 artikujt e ndryshëm të njerëzve të famshëm që ofrohen nga Propstore, një nga kompanitë lider në botë për shitjen e relikeve, kostumeve dhe rekuizitave të njerëzve të famshëm nga biznesi i shfaqjes.

Midis tyre ishin xhaketa e George Michael, një kapëse flokësh e veshur nga Amy Winehouse, sende që i përkisnin David Bowie, anëtarëve të Oasis dhe Beatles.

Jackson u shfaq me një xhaketë bardh e zi në vitin 1984 në një nga të parat e një serie reklamash të Pepsit. Ato reklama sot më së shumti mbahen mend për faktin se gjatë një prej xhirimeve, Jackson-it i morën flakë flokët dhe ai mori djegie pas një problemi me mjete piroteknike, por në atë incident ai kishte veshur një xhaketë tjetër.

Xhaketa lëkure La Rocka e George Michael e veshur në videon e xhiruar me këngëtaren amerikane Aretha Franklin për këngën “I Knew You Were Waiting (For Me)” u shit për 93,750 £ (rreth 107,000 €), që ishte dukshëm më shumë se sa pritej (midis 30,000 dhe 60,000 £).

Një kapëse flokësh e veshur nga këngëtarja e ndjerë britanike Amy Winehouse në videoklipin e vitit 2007 “You Know I’m No Good” u shit për 18,750 £ (21,500 €), pak më shumë se fundi i vlerësimit.

Mark Hochman, drejtor i muzikës dhe posterave në Propstore, tha përpara ankandit se shumë prej artikujve u ofruan për shitje publike për herë të parë./abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit