4.2 C
New York
Wednesday, November 19, 2025

Buy now

Xhaka, vrapuesi më i madh në Premier League

- Advertisement -

Kapiteni Granit Xhaka jo vetëm që është lider i Sunderlandit në fushë, por ai është edhe lider në Premier League sa i përket distancës së mbuluar deri më tani.

Xhaka i prinë listës së Premier Leagues sa i përket vrapimit në fushë gjatë ndeshjes dhe këtë statistikë e ka publikuar Sunderlandi me krenarinë më të madhe.

Me 100.83 kilometra të mbuluara deri më tani, Xhaka është i pari në elitën e futbollit anglez sa i përket vrapimit.

Ai nuk i ka munduar Sunderlandit në asnjërën prej 9 ndeshjeve të luajtura deri më tani në kampionat, ku si kapiten ka kontribuar edhe 3 asistime, ndërsa ekipi i tij renditet i katërti me 17 pikë të mbledhura.

Bashkëlojtari i Xhakës, Noah Sadiki, është i dyti në listë me 100.14 kilometra. Të tjerët kanë më pak se 100 kilometra, si Elliot Anderson, Daniel Munoz, Sander Berge e Morgan Rogers.

Xhaka 33-vjeçari para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Sunderlandit për 20 milionë euro nga Bayer Leverkuseni dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Të ngjashme

Të fundit