Granit Xhaka e ka gjetur golin e parë me klubin e Bayer Leverkusenit në Bundesligë.
Xhaka ka shënuar të premten në sfidën që Leverkuseni po e zhvillon ndaj Mainz, në kuadër të xhiros së 23-të.
Ai realizoi në fillim të ndeshjes në minutën e 3’ të takimit. Ndërsa Mainzi u kthye në lojë më pas duke e barazuar rezultatin me anë të Dominik Kohr në minutën e 8′.
Për fitoren e Leverkusenit është përkujdesur Robert Andrich, i cili ka shënuar në minutën e 68′.
Me këtë fitore, Leverkusenit vazhdon të jetë në krye të tabelës me 61 pikë.