Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës luan nesër në Ligën e Kampionëve kundër Spartës së Pragës ku luajnë pesë shqiptarë.
Albion Rrahmani, Qazim Laçi, Indrit Tuci, Ermal Krasniqi dhe Enes Osmani janë shqiptarët që luajnë për Spartën.
Sparta tashmë ka humbur gjasat për kualifikim pasi ka vetëm katër pikë në vendin e 29-të, gjashtë më pak se vendi i 24-të që çon tutje.
Në anën tjetër, Leverkuseni zë vendin e tetë dhe do të mundohet ta ruajë këtë vend që dërgon direkt në 1/8 e finales.