0.9 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Xhaka përballë shqiptarëve të Spartës në javën e fundit të Ligës së Kampionëve

- Advertisement -

Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës luan nesër në Ligën e Kampionëve kundër Spartës së Pragës ku luajnë pesë shqiptarë.

Albion Rrahmani, Qazim Laçi, Indrit Tuci, Ermal Krasniqi dhe Enes Osmani janë shqiptarët që luajnë për Spartën.

Sparta tashmë ka humbur gjasat për kualifikim pasi ka vetëm katër pikë në vendin e 29-të, gjashtë më pak se vendi i 24-të që çon tutje.

Në anën tjetër, Leverkuseni zë vendin e tetë dhe do të mundohet ta ruajë këtë vend që dërgon direkt në 1/8 e finales.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit