7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Xhaka: Luajta i lënduar – s’mund të bëja pasime të gjata e as të shutoja

- Advertisement -

Zvicra është eliminuar nga Anglia pas penalltive, duke e humbur mundësinë që të kualifikohej për herë të parë në një gjysmëfinale të një Kampionati Evropian.

Pas ndeshjes, kapiteni i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, ka bërë të ditur se kundër “Tre Luanëve” luajti i lënduar.

“Isha i lënduar. Kam një fibër muskulore të çarë, por kisha ndenjën se skuadra kishte nevojë për mua”, tha Xhaka për SRF.

Xhaka më tej tha se në këtë ndeshje nuk ishte në gjendje të bënte pasime të gjata apo të godiste në portë.

“Keni mundur ta shihni, nuk mund të luaja me topa të gjatë apo të bëja një goditje në portë, por për fat, gjithçka tjetër shkoi mirë”, tha Xhaka.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova luajti për plot 120 minuta kundër Anglisë, e që përformanca e tij ishte e kënaqshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit