Pasi realizoi golin e parë për Sunderlandin në Premier Ligë, mesfushori shqiptar, Granit Xhaka foli për mikrofonin e Sky Sports.
Xhaka tha se është i lumtur që është rikthyer në Premier Ligë dhe tha që shpreson që ta ndihmojë ekipin me përvojën e tij.
“E nisëm ndeshjen sikur të kishim mbaruar stërvitjen dje. Nuk mjaftoi! Besoj se si stërvitesh luan”.
“Jam i lumtur që jam rikthyer në Premier League dhe shpresoj se mund t’i ndihmoj djemtë me përvojën time ditë pas dite”, tha Xhaka.

                                    




