12.1 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Buy now

Xhaka, Isidor dhe Talbi: Sunderland në zonën e Champions falë eksperiencës, talentit dhe blerjeve të shkëlqyera

- Advertisement -

Sunderland po shkëlqen këtë sezon në Ligën Premier, dhe 17 pikët e grumbulluara pas 9 javësh nuk janë një rastësi. Rikthimi në elitën e futbollit anglez pas 9 vitesh mungesë po shoqërohet me performanca të qëndrueshme dhe një ekip që po konsolidon konceptet e trajnerit francez Regis Le Bris.

Pas viteve të vështira mes Championship dhe League One, tifozët e “Black Cats” kanë arritur të gëzojnë rikthimin e skuadrës së tyre në nivelet më të larta. Përveç rezultateve, është afti kalimtar veror që ka bërë diferencën, duke kombinuar rinovimin e ekipit me eksperiencë dhe talent të ri.

Sulmi, mesfusha dhe blerjet që bën diferencën

Në sulm, francezi Wilson Isidor ka shënuar 4 gola, ndërsa mesfusha udhëhiqet nga eksperienca e Granit Xhakës dhe energjia e talentit të ri maroken Chemsdine Talbi. Ky kombinim i rinisë dhe eksperiencës është ndërtuar hap pas hapi gjatë afatit kalimtar të fundit, nën drejtimin e drejtorit sportiv Florent Ghisolfi, i cili ka sjellë njohuritë e tij nga koha te Roma.

Sunderland ka investuar mbi 150 milionë funte këtë verë, dhe rezultatet po ndihen menjëherë. Në mesfushë, përveç Xhakës, aktivizohet edhe ish-lojtari i Romës, Enzo Le Fee, dhe Habib Diarra nga Strasbourg. Mbrojtja është përforcuar me ish-lojtarin e PSG-së, Nordi Mukiele, dhe holandezin Lutsharel Geertruida, i lindur në 2000 dhe i marrë nga Leipzig pas paraqitjeve të shkëlqyera me Feyenoord.

Në sulm, përveç Isidor, klubi ka sjellë edhe Brian Brobbey nga Ajax, duke kompletuar një afat kalimtar që ka marrë nota të larta.

Regis Le Bris dhe udhëheqja e skuadrës

Rruga drejt rikthimit ka qenë e gjatë, por e suksesshme. Sezonin e kaluar, Sunderland përfundoi në vendin e 4-t në Championship dhe arriti të siguronte pjesëmarrjen në playoff.

Pas një gjysmëfinale të tensionuar ndaj Coventry City, ata fituan finalen ndaj Sheffield United 2-1, falë golit vendimtar të Tom Watson në fund, duke siguruar rikthimin në Ligën Premier pas 8 vitesh mungesë. Tani, pas vetëm 9 javësh, Sunderland po ëndërron për Ligën e Kampionëve, dhe duke vazhduar me këtë ritëm, skuadra e Le Bris do të jetë një sfidë e vështirë për çdo ekip.

Historia ndërkombëtare dhe ëndrrat evropiane

Sunderland ka një histori të veçantë edhe në arenën ndërkombëtare, megjithëse e shkurtër. Klubi ka marrë pjesë vetëm një herë në Kupën e Kupave në sezonin 1973-74, pasi fitoi FA Cup ndaj Leeds United. Në atë edicion, Sunderland eliminoi Vasas Budapest, por u ndal nga Sporting Lisbona në raundin tjetër.

Një ekip i udhëhequr nga Bob Stokoe dhe me lojtarë të shquar si portieri Jimmy Montgomery, Tony Towers dhe kapiteni historik David Watson.

Tani, Sunderland po shkëlqen përsëri, por kësaj here në nivelet më të larta, duke shfaqur se kombinimi i lojtarëve të rinj dhe të përvojës, së bashku me një afat kalimtar të mençur dhe një trajner të aftë, mund ta kthejë ekipin në protagonistin e Ligës Premier dhe, pse jo, të ëndërrojë për një rikthim në Evropë.

Të ngjashme

Të fundit