26.3 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Xhaka i vendosur të largohet nga Leverkuseni

- Advertisement -

Granit Xhaka duket se ka marrë vendimin për të ardhmen e tij, pasi këtë verë do të largohet nga Bayer Leverkuseni.

Mësohet se Xhaka tashmë ka njoftuar klubin gjerman për vendimin e tij, dhe tashmë po shqyrton ofertat që i ka marrë.

Thuhet se largimi i trajnerit Xabi Alonso, i cili ka marrë drejtimin e Real Madridit, ka pasur ndikim të vendimi i mesfushorit shqiptar.

Xhaka për dy sezone luajti nën urdhrat e Alonsos dhe ishte ndër lojtarët kryesor të Leverkusenit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028.

Gjasat janë të mëdha që Xhaka 32-vjeçar të zhvendoset në Lindjen e Mesme për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite, por nuk përjashtohet edhe Turqia si opsion.

Të ngjashme

Të fundit