28.1 C
New York
Thursday, July 31, 2025

Buy now

Xhaka i gatshëm për sfidën më të madhe në karrierë

- Advertisement -

Granit Xhaka është rikthyer në Premier League, por te Sunderlandi, ekip me të cilin firmosi kontratë trevjeçare.

Xhaka është i gatshëm ta udhëheq Sunderlandin në Premier League në sezonin 2025/26, pasi ka ambiciet dhe motivimin e duhur për ta bërë një gjë të tillë.

Po ashtu, Xhaka gjatë karrierës ka mësuar se si të përballet me presionin dhe e di shumë mirë se çka duhet për të fituar trofe.

“Kam një ndjenjë të mirë, po e shoh se ku mund ta bëjmë një ndryshim të madh dhe dua të jem pjesë e kësaj. Të shkruajmë historinë tonë”, ka thënë Xhaka në intervistën e tij të parë si lojtar i Sunderlandit.

32-vjeçari ka shtuar se e njeh mentalitetin anglez pasi për shtatë sezone ka qenë pjesë e Arsenalit, ekip me të cilin ka fituar trofe.

“E njoh ligën dhe ajo që Sunderlandi pret nga unë është përvoja e madhe nga kampionate të ndryshme evropiane. Ende nuk kam mbaruar, jam i uritur për të arritur shumë gjëra. Gjithashtu, kam një mentalitet të fortë për të punuar çdo ditë për të arritur synimet që i kemi në klub”, është shprehur Xhaka.

Për Xhakën, kalimi te Sunderlandi përbën sfidën e tij më të madhe në karrierë, por ka premtuar se me fanellën e Sunderlandit do të japë gjithçka nga vetja.

“Kjo mund të jetë sfida më e madhe e karrierës sime deri më tani, por e pranova dhe këtë dua ta tregojë jo vetëm ditë pas dite por edhe në fushë. Jam i sigurt se ky ekip do të jap gjithçka nga vetja në fushë dhe pavarësisht se çka ndodhë, na duhet mbështetja e tifozëve. Ne do të japim gjithçka dhe shpresojmë të arrijmë synimet tona”, ka shtuar Xhaka.

Ai me Sunderlandin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028 dhe te kjo skuadër do ta ketë numrin 34 në fanellë.

Të ngjashme

Të fundit