5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Xhaka i bëri “horë” Lukakun e Alonson

- Advertisement -

Granit Xhaka e bëri një paraqitje fantastike mbrëmë në fitoren e Arsenalit ndaj Chelseat me rezultat 4:2.

Futbollisti kosovar dha kontribut të madh në fazën defanzive, por edhe në atë ofanzive gjithashtu, duke ndërtuar aksione të “Gunners”.

Por, një moment i cili la mbresa ishte kur i bëri “horë” lojtarët e kampionit aktual evropian,

Pas një rasti të Timo Werner të “Blues”, topi arriti deri tek përfaqësuesi zviceran i cili në zonën e tij të rreptësisë e kaloi me lehtësi Romalu Lukakun.

E edhe më keq e përjetoi shoku i tij i skuadrës, mbrojtësi i majtë Marcos Alonso, të cilit Xhaka ia futi topin nën këmbë dhe e nisi një aksion të ri të “Topçinjve”.

Ky veprim i tij u duartrokit nga tifozët e ekipit fitues, të cilët mbetën mjaft të kënaqur me performancën e futbollistit kosovar, por edhe të ekipit në përgjithësi.

Kalimi spektakolar i Xhakës është shikuar shumë herë nga tifozët në rrjetet sociale dhe ju mund ta shikoni duke klikuar KETU

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit