Arsenali ka marrë fitoren e radhës, këtë herë në shtëpi ndaj PSV.
Skuadra e Mikel Artetas, fitoi minimalisht 1:0 ndaj PSV në kuadër të Evropa Ligës.
Heroi i këtij takimi ishte Granit Xhaka, pasi në minutën e 71` shënoi një supergol.
Gjatë gjithë ndeshjes skuadër më e mirë ishin vendasit, duke krijuar raste të shumta shënimi.
Bakayo Saka, Gabriel Jesus, Fabian Vieira ishin disa nga futbollistët e Arsenalit që humbën raste të mira për te shënuar.
Po rridhte minuta e 71` kur mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane arriti të realizojë pas një aksioni të bukur të Arsenalit.
PSV në anën tjetër krijuan raste, por jo aq të rrezikshme për vendasit.
Kështu Arsenali marshon me hapa të sigurt drejt fazës tjetër në Evropa Ligë.
Me këtë fitore ka 12 pikë në vendin e parë, kurse PSV ka shtatë në atë të dytin.