Granit Xhaka dhe Zvicra mbrëmë u mposhtën nga Danimarka në ndeshjen e Ligës së Kombeve.
Ndeshja përfundoi 2-0 në të mirë të danezëve, derisa Granit Xhaka dhe Nico Elvedi u ndëshkuan me të kuq.
Xhaka ka folur pas përfundimit të ndeshjes, duke akuzuar danezët për lojë të pistë.
”Vitet e fundit jam shumë më i qetë. Por, kur një lojë është aq e padrejtë sa sot, emocionohem shumë. Në futboll fjala respekt në fakt shkruhet me shkronja të mëdha. Por, ajo që treguan sot lojtarët e Danimarkës nuk ka të bëjë me respektin”, ka thënë Xhaka.