20.1 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Xhaka flet para përballjes me Feyenoordin: Atmosfera do të jetë brutale

- Advertisement -

Mesfushori Granit Xhaka thotë se pret një atmosferë brutale kur Bayer Leverkuseni do të jetë mysafir i Feyenoordit.

Xhaka pas shumë kohe do të luajë sërish në Ligën e Kampionëve, me Leverkusenin që është mysafir i Feyenoordit të enjten.

Para ndesjes, Xhaka deklaroi se pret një ndeshje të vështirë ndaj skuadrës holandeze.

“Po shikojmë të përballemi me një kundërshtar i cili nuk do të na jep asgjë. Do të ketë një atmosferë të shkëlqyer në Rotterdam. Nuk jam përballur kurrë me Feyenoordin, por kam dëgjuar nga miqtë që kanë luajtur aty se atmosfera supozohet të jetë brutale”.

“Nuk mund t’i japim kundërshtarit shumë shpresë. Në Ligën e Kampionëve nuk ke shtatë ose tetë shanse 100 për qind. Mund të kesh dy ose tri, prandaj duhet t’i përdoresh”.

“Duhet të punojmë për këtë pjesë. Liga e Kampionëve kthehet, pra luajnë lojtarët më të mirë”, nënvizoi Xhaka.

Ndërkohë, përballja mes Feyenoordit dhe Leverkusenit do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 18:45.

Leverkuseni këtë sezon ka zhvilluar tre ndeshje në Bundesliga, duke shënuar dy fitore dhe regjistruar një humbje, andaj ka gjashtë pikë në kampionatin gjerman.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit