Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka ka shënuar gol në Premierligë.
Në ndeshjen që Sunderlandi është duke e zhvilluar ndaj Evertonit, Xhaka shënoi golin e parë në elitën e futbollit anglez.
Momentalisht, është duke u zhvilluar minuta e 79-të dhe rezultati aktual është 1:1.
Xhaka e shënoi golin e barazimit në minutën e 46-të nga afërsia.
Fillimisht, Iliman Ndiaye shënoi në minutën e 15-të të ndeshjes.

                                    




