-2.6 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Xhaka drejt largimit, Arsenali gjen zëvendësuesin

- Advertisement -

Krerët e klubit të Arsenalit raportohet se kanë identifikuar zëvendësuesin e mesfushorit nga Kosova, Granit Xhakës.

Reprezentuesi zviceran duket gjithnjë e më afër largimit nga “Emirates”. Ndërkaq, Roma thuhet se është ende e interesuar për 29-vjeçarin, të cilin e dëshiron Mourinho në skuadrën e tij qysh prej vitit të kaluar.

Sipas “Football London”, Arsenali ka vënë në shënjestër Enzo Fernandez, i cili aktivizohet te River Plate, transmeton Gazeta Express.

21-vjeçari vlerësohet si një futbollist me perspektivë, derisa te “Topçinjtë” mund të zëvendësoj Xhakën gjatë afatit kalimtar të verës, pasi prishtinasi mund ta vazhdojë karrierën në “Olimpico”.

Argjentinasi është produkt i klubit të River Plates, klub me të cilin ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit