Granit Xhaka do ta zhvillojë sonte ndeshjen e 100-të në fanellën e Kombëtares së Zvicrës.
Dhe, futbollisti kosovar do ta bëjë këtë në një ndeshje speciale për të pasi do të përballet me Kosovën.
E përmes një videoje të postuar nga Kombëtarja e Zvicrës në rrjetet sociale, Xhaka
e ka kujtuar ndeshjen e parë që e kishte zhvilluar me “Helvetikët” në vitin 2011.
Ai ndihet i nderuar që e ka veshur fanellën e Zvicrës aq shumë, por nuk e ka ndërmend tyë ndalet pasi synon ta thyejë rekordin, i cili është 118 paraqitje.
Nga ajo kohë, ai është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i Zvicrës duke marrë pjesë në Kampionate Evropiane dhe Botërore me këtë ekip.
Për më tepër, video në vazhdim.
Heute Abend wird Granit Xhaka sein 100.Länderspiel bestreiten. Hier erinnert er sich an sein erstes.#natimiteuch #lanatiavecvous #lanaticonvoi pic.twitter.com/OQSMrPL6GO—
Nati (@nati_sfv_asf) March 29, 2022