Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka ka bërë “gol” jashtë fushe, teksa ditën e sotme ka ndarë me ndjekësit edhe lajmin e veçantë.
Mesfushori shqiptare nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se ai dhe partnerja Arbnora do të bëhen sërish prindër, teksa çifti kanë edhe një djalë të cilin e kanë quajtur Klevis.
“Dhurata më e madhe që mund t’i bëni dikujt është koha, vëmendja dhe dashuria juaj dhe një mrekulli e re”, shkruan Taulanti në fotot e publikuara.
Taulanti dhe Arbnora nuk kanë zbuluar akoma se cila është gjinia e bebit, duke vendosur ta mbajnë sekret, ndërsa familja e tyre do të zgjerohet.