1.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Xhaka asiston në fitoren e Bayer Leverkusen, triumfon edhe Bayern Munich

- Advertisement -

Bayern Munich e Bayer Leverkusen kanë shënuar fitoret e radhës në Bundesliga, duke triumfuar ndaj Heidenheim dhe St.Pauli, respektivisht.

Bayern Munich që është lidere në elitën e futbollit gjerman, ka arritur që të triumfojë 4:2 ndaj Heidenheim, me këta të fundit që janë në zonën e rënies nga liga.

Skuadra e Vincent Kompanys e dominoi tërësisht takimin, madje duke pasur posedim të topit rreth 83%.

Goli i vetëm në pjesën e parë u shënua nga Dayot Upamecano në minutën e 18-të, për rezultatin 1:0.

Honsak e barazoi rezultatin pesë minuta pasi filloi pjesa e dytë.

Jamal Musiala e riktheu epërsinë e Bayern Munich në minutën e 56-të, ku Olise ishte në rolin e asistuesit.

Leon Goretzka shënoi për 3:1 në minutën e 84-të, por një minutë më vonë epërsia u ngushtua në 3:2 me golin e Niklas Dorsch.

Për rezultatin përfundimtar 4:2 në minutat shtesë shënoi Musiala, që ishte goli i tij i dytë personal në këtë takim.

Bayern Munich me këtë fitore ka 33 pikë pas 13 ndeshjeve të zhvilluara dhe është ende pa humbje.

Në ndeshjen tjetër, Bayer Leverkusen ka triumfuar 2:1 ndaj St.Paulit, ku Granit Xhaka kontribuoi me asist.

Florian Wirtz shënoi për 1:0 në minutën e gjashtë të takimit, i asistuar nga mesfushori kosovar që reprezenton Zvicrën.

Jonathan Tah e dyfishoi epërsinë 15 minuta më vonë dhe me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë.

Deri në fund, skuadra e Alonsos nuk shënoi më, ndërsa Saint Pauli e ngushtoi rezultatin në 2:1 me golin e Guilavogui, të shënuar në minutën e 84-të.

Leverkusen gjendet në vendin e tretë, me shtatë pikë më pak se lideri, Bayern Munich. /Nacionale/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit