21.8 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Xhaferi i LDK-së: Pranojmë qeveri me të gjitha partitë shqiptare, kryeministri mund të jetë nga VV-ja

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së Krenar Xhaferi, ka thënë qeveria në detyrë e udhëhequr nga VV-ja ka bërë dëme të mëdha për sa i përket partneritetit me ndërkombëtarë.

Xhaferi tha se kjo është një nga arsyet kryesore se pse LDK-ja ka propozuar qeveri të unitetit, ku do të përfshiheshin të gjitha partitë.

“Pikërisht kjo ndoshta ka qenë propozimi ynë që të kemi një qeveri të përbashkët, qeveri të unitetit ku skena politike do të qetësohej. Neve sot na nevojitet një skenë politike më e qetë që të merremi me problemet me të cilat ballafaqohemi”.

“Në një qeveri që ne e kemi propozuar, qeveri të ekspertëve, ku liderët politikë do të ishin anash kësaj qeverie, normalisht të jenë të gjitha partitë politike, atëherë pas kësaj qeverie njëvjeçare, do të zgjidhej ngërçi politik që mund ta kemi me presidentin. Kemi shumë probleme edhe për sa i përket relacioneve me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Xhaferi në Edicionin Special.

Tutje, ai u shpreh se ndoshta LDK-ja do të pranonte në qeverinë e unitetit të jetë një kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në këtë formë do t’i kishim vendosur disa prioritete që do të ishin zgjidhur. Një kryeministër që vjen ndoshta edhe nga radhët e VV-së, por jo në kontekstin e liderëve që e kanë krijuar një përçarje të skenës politike”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit