21.7 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Xhaçka: Sulmet e dhunshme në veri duhet të ndalen menjëherë

- Advertisement -

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka dënuar sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër forcave të KFOR-it dhe gazetarëve duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe që duhet të ndalen menjëherë.

“Shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar”, tha Xhaçka në Facebook.

Teksa tha se shtensionimi i situatës së krijuar është kyç në këtë moment.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë”, tha Xhaçka.

Të ngjashme

Të fundit