Ministrja e Shqipërisë për Punë të Jashtme, Olta Xhaçka ka përkujtuar rëniën e heroit Adem Jashari dhe familjes së tij 25 vjet më parë.
“Çerek shekulli më parë, qëndresa dhe rënia heroike e Komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari u kthyen në një simbol të luftës së Kosovës për liri.
Sot, e kujtojmë me respekt e admirimin më të thellë këtë sakrificë sublime që e ka vendosur Bacën Adem dhe familjen e tij në altarin e dëshmorëve të kombit shqiptar”, ka shkruar Xhaçka në Facebook.