2.1 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Xhaçka në Këshill të Sigurimit përmend spastrimin etnik në Kosovë: Atë që po përjeton Ukraina sot, e kemi provuar në vitin 1999

- Advertisement -

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka mbajtur fjalimin e saj në Këshillimin e Sigurimit, duke dënuar krimet e luftës në Ukrainë, ka folur për gjenocidin ndaj popullit të Kosovës nga Serbia.

Duke folur për të shkuarën e rajonit, ministrja tha se vjen nga Ballkani Perëndimor, “një rajon që deri më 24 shkurt 2022 cilësohej si teatri i luftës së fundit në Evropë”.

“Skenat e gjakderdhjes dhe shkatërrimit që ne shohim në pamjet që vijnë nga Ukraina, godasin shumë më ndryshe dikënd për të cilin lufta dhe krimet e luftës nuk janë gjëra për të cilat lexoni në librat e historisë, por kujtime nga disa dekada më parë.

Në vitin 1999 vendim im strehoi qindra familje që kishin ikur nga lufta brutale dhe fushata e spastrimit etnik në Kosovë. Thellë në memorien time nga ajo kohë ka mbetur ajo ndjenja e pafuqisë për të ndaluar atë që po ndodhte duke besuar fort se kushdo që po i kryente ato krime të tmerrshme duhej të paguante.

Kjo ndjenjë u rizgjua tek unë dhe tek shumë njerëz në Shqipëri dhe në mbarë botën, kur nga Ukraina u shfaqën imazhet e tmerrshme , ku krime të tilla po kryheshin para syve tanë kundër njerëzve të pafajshëm, në një vend që nuk kishte bërë asgjë për të provokuar sulmin kundër tij“.

Xhaçka theksoi se Shqipëria u bë një nga 48 vendet që ia referuan situatën në Ukrainë Prokurorit të Përgjithshëm të GJNP-së vetëm pak ditë pas fillimit të konfliktit, duke shtuar se kjo nuk ndodhi për shkak të kujtimeve të dhimbshme të viteve 1990, që Shqipëria të bëhej një nga themeluesit e këtij Grupi Miqësie për Llogaridhënie.

Rusia duhet të mbajë përgjegjësi, u shpreh diplomatja.

“Dhe kjo është diçka që i detyrohemi edhe popullit ukrainas, të cilët në këtë luftë po luftojnë jo vetëm për tokën dhe vendin e tyre, por edhe për ne, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin dhe për të ardhmen e të gjithëve ne.

Llogaridhënia ka të bëjë me mbrojtjen e themeleve të sistemit tonë, parimeve të Kartës së OKB-së, vlerave tona të përbashkëta dhe përgjegjësisë sonë të përbashkët. Ne nuk mund ta parandalonim këtë konflikt, por nuk duhet të dështojmë që përgjegjësit të japin llogari”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit