Home Lajme Xhaçka: Duket qartë që nuk ka prova që UÇK ka kryer krime lufte

Xhaçka: Duket qartë që nuk ka prova që UÇK ka kryer krime lufte

0
Xhaçka: Duket qartë që nuk ka prova që UÇK ka kryer krime lufte

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka komentuar procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo ka thënë se duket qartë që nuk ka prova se UÇK-ja nuk ka kryer krime lufte.

“Lufta e Kosovës për pavarësi nuk mund të rishkruhet. Ne respektojmë parimin e barazisë para ligjit dhe gjykatën që është krijuar me vendim të Kuvendit të Kosovës, por duke patur parasysh akuzat që i hapën rrugë kësaj gjykate speciale me vullnetin e atyre që sot janë marrë të pandehur për ta pastruar Kosovën nga kjo njollë. Ajo që po ndodh prej më shumë se dy vjetësh është e dëmshme.  Duket qartë që nuk ka prova që UÇK ka kryer krime lufte dhe që udhëheqësit dhe komandanti i një lëvizjeje për çlirim nga shtypja dhe mbrojtja nga spastrimi etnik, akuzohen padrejtësisht si kriminelë lufte”, ka thënë ajo.

Theksojmë së këto tri ditët e fundit, në Hagë është mbajtur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para trupit gjykues  ish udhëheqësit e UÇK-së janë deklaruar plotësisht të pafajshëm.

Exit mobile version