![Xavi tregon si ndryshoi Barcelona pas vendimit të tij, ka disa fjalë edhe për El Clasicon Xavi tregon si ndryshoi Barcelona pas vendimit të tij, ka disa fjalë edhe për El Clasicon](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/02/xavi-2.jpg)
Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit dhe kjo gjë tanimë është e sigurt.
Trajneri katalunas përkundër se ka ofertë nga klubi të vazhdoj qëndrimin së paku edhe për një edicion tjetër, është i vendosur që të mbajë premtimin e dhënë.
Barcelona po bën gjëra të mira që nga ai vendim i Xavit, teksa kanë shkurtuar epërsinë me Real Madridin, por edhe janë në çerekfinalet ë Ligës së Kampionëve ku ndeshjen e parë e fituan 2-3 në udhëtim te PSG.
“Pas vendimit tim, ishte më shumë qetësi në mjedis. Ishte një vendim i mençur. Ne fituam qetësi, prandaj jemi këtu ku jemi. Përndryshe, do të kishte qenë më e vështirë. Me vendimin e marrë, isha i sigurt se do të arrinim në këtë pikë”, deklaroi Xavi.