-7.5 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Xavi për rikthimin e legjendës: Messi ka kontratë me PSG, është e pamundur

- Advertisement -

Legjenda e Barcelonës po vazhdon paraqitjet e tij me skuadrën e Paris Saint-Germain dhe faza para-sezonale e sheh argjentinasin në një formë mjaft të mirë.

Raportime nga Spanja së fundmi kanë bërë të ditur se Xavi i ka kërkuar presidentit Joan Laporta rikthimin e Leo Messit.

Për këtë situatë ka folur edhe vet trajneri Xavi, i cili e sheh të pamundur një lëvizje të tillë në rrethanat aktuale.

“Ai (Messi) ka një kontratë dhe është e pamundur. Nuk ka kuptim të flasim për Messin”, ka thënë Xavi.

“Presidenti e ka bërë të qartë se shpreson që historia e Messi me Barcën nuk ka përfunduar”, shtoi trajneri ‘Blaugrana’, duke mos mbyllur mundësinë për një rikthim të Messi në vitin 2023.

Leo Messi largohej nga Barcelona verën e kaluar, pasi klubi përfshihej në një krizë të madhe ekonomike.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit