-0.7 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Xavi për ndeshjen ndaj PSG-së: Jam i emocionuar dhe uroj që Barcelona të jetë në gjysmëfinale

- Advertisement -

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez në konferencën për shtyp ka deklaruar se Paris Saint-Germaini do të jetë favorit në letër.

“Kur them se ata janë favoritë, është sepse mendoj kështu. Ata kanë një ekip për të fituar, morën Dembelen. Jemi në ndërtim e sipër. Ata janë shumë më të mirë dhe një favorit i qartë”, u shpreh Xavi.

“Ata kanë “Mbappe, Dembele, Kolo Muani, Vitinha… Golashënuesi i tyre është Mbappe. Duhet të jemi të kujdesshëm për vigjilencën tonë në tranzicion”.

Pavarësisht këtyre vërejtjeve, Xavi u shpreh i emocionuar për shortin.

“Ne mund të ëndërrojmë. Jemi shumë të motivuar. Jemi në momentin më të mirë të sezonit dhe po luajmë kundër një ekipi të përgatitur për të fituar Ligën e Kampionëve me një nga trajnerët më të mirë si Luis Enrique”.

“E përballoj këtë me motivim dhe përgjegjësi, por nuk fokusohem te vetja. Jam i emocionuar dhe uroj që Barcelona të jetë në gjysmëfinale, jo që Xavi të jetë në gjysmëfinale”.

Ky mund të jetë një rast kur Xavi kërkon të heqë presionin nga lojtarët e tij përpara ndeshjes, ndërsa shton atë presion nga Barcelona te PSG.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit