Barcelona mori një fitore me shumë vuajtje kundër Alaves, ku katalanasit iu falën golit të shënuar nga Frenkie de Jong, i cili tre minuta nga fundit i siguroi skuadrës 3 pikë shumë të rëndësishme që e ofrojnë ekipin e Xavi Hernandez me zonën Champions.
Tekniku spanjoll ishte shumë i lumtur për fitoren e arritur, ku ka disa rezerva për lojtarët për lojën e zhvilluar.
Pas ndeshjes gjithashtu Xavi foli me superlativa për Pedrin për të cilin u shpreh se është një lojtarë që ka lindur për të luajtur për Barcelonën.
“Nuk jam i kënaqur me lojën, por morëm tre pikë të arta në një fushë të vështirë. Ne e dimë që duhet të përmirësohemi, por le t’i gëzohemi kësaj fitoreje thelbësore”, deklaroi trajneri i Barcelonës, i cili më pas shprehu fjalë të bukur për Pedrin.
Pedri po shfaqet protagonist dhe po luan në nivele të larta. Edhe pse 19-vjeç ai është një futbollist i mrekullueshëm. Herë pas here bëjmë shaka duke e pyetur se nga ka ardhur. Unë mendoj se ai është një model për shumë njerëz.
Pedri ka lindur për të luajtur me Barcelonën”, përfundoi trajneri i ekipit katalanas.
Aktualisht Barcelona renditet në vend të pestë me 35 pikë, një më pak se Atletico Madrid e vendit të katërt.