![Xavi kundër largimit të Busquets Xavi kundër largimit të Busquets](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/Fu62025X0AANdb-.jpg)
Edhe pse gjatë sezonit të fundit është përfolur për një largim të mundshëm të Busquets nga Barcelona, Xavi e ka konfirmuar atë si lojtar të rëndësishëm të ekipit.
“Busi për mua është çelësi, shumë i rëndësishëm. Taktikisht është perfekt dhe shpresoj që do të qëndrojë, por gjithçka varet nga ai”, tha Xavi për mediet spanjolle.
Sipas këtyre të fundit, Busquets pritet të qëndrojë tek Barcelona edhe për një sezon tjetër, pasi është pjesë e planeve të trajnerit Xavi Hernandez.