Xavi Hernandez ka insistuar edhe një herë se e sheh të ardhmen e tij bashkë me Frenkie de Jongun në klub.
Mesfushori holandez është bërë qendër e spekulimeve gjatë kësaj vere, ndërsa klubi më i përmendur për interesim për të ishte Manchester United.
Por, duket se ish-futbollisti i Ajaxit do të qëndrojë përfundimisht në “Camp Nou” pasi kjo ishte edhe dëshira e tij më e madhe.
Për këtë siguron edhe trajneri i Barcelonës.
“Ai e di se çka mendoj unë dhe se çka do klubi dhe se çka ka nevojë. Natyrisht, unë llogaris në të, ai është lojtar i madh”, ka thënë Xavi pas turneut “Joan Gamper Trophy”.
Gjiganti katalunas e mposhti ekipin meksikan Pumas UNAM me rezultat të thellë 6:0 dhe njërin prej golave të “Blaugrana” e realizoi pikërisht holandezi.