![Xavi flet për skandalin që tronditi Barçën: Shikoni arkivin, gjyqtarët kurrë nuk na kanë favorizuar Xavi flet për skandalin që tronditi Barçën: Shikoni arkivin, gjyqtarët kurrë nuk na kanë favorizuar](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/03/xavi-1.jpg)
Një gjykatë në Barcelonë konfirmoi aktakuzën kundër FC Barcelonës për ryshfet për gjyqtarët në rastin Negreiro.
Barcelona tashmë kërcënohet me dëbim nga garat evropiane. Lajmi i fundit nga Spanja është se selia e Federatës së Futbollit, konkretisht pjesa ku ndodhen ambientet e organizatës së arbitrave, është bastisur nga policia dhe është në kërkim, transmeton Demokracia.
Barcelona është në pritje të ndeshjes së kampionatit me Sevillan në La Liga. Në konferencën për shtyp, trajnerit të katalanasve, Xavi Hernandez, iu desh t’u përgjigjej pyetjeve lidhur me skandalin e sotëm. Ai hodhi poshtë çdo mundësi të fajit të klubit të tij.
“Nuk mendoj për këtë. Kam shumë pak kohë dhe jam i fokusuar te ekipi. Çfarë na ka ndodhur në Mallorca, çfarë na pret kundër Sevillas. Nuk e mendoj. Lajmet e reja vijnë çdo javë në vijim. Dhe ju tashmë e dini mendimin tim. Shihni arkivin. Nuk është ndjerë kurrë sikur gjyqtarët na kanë favorizuar”, tha Xavi dhe pranoi se skuadra e tij ka më shumë vështirësi se vitin e kaluar.
“Ne humbasim duele, jemi të pozicionuar keq… Dhe sulmojmë para kohe. Ka shumë humbje të panevojshme të topit. Jo çdo gjë ishte mirë më parë, ashtu si jo gjithçka është e keqe tani. Jemi në rrugën e duhur, më besoni. Është gjithmonë e rëndësishme të fitosh për të pasur një ndjenjë të mirë për ndeshjet e ardhshme. Në këtë shtëpi ka një alarm. Nuk ishim mirë në Mallorca. Ne e analizuam atë. Nesër mund të bëhemi sërish lider ndërsa presim rezultatet e tjera”.