Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për miqësoren e sontme ndaj Manchester Cityt.
Në listë shihet edhe prezenca e emrave të Pierre-Emerick Aubameyangut dhe Memphis Depayt, të cilët pritet të largohen nga “Camp Nou” në ditët në vazhdim.
👥 𝐂𝐎𝐍𝐕𝐎𝐂𝐀𝐓𝐎𝐑𝐈𝐀
⚽ Barça vs Manchester City
Un gran partido por una gran causa. #EquipoELA 💚 pic.twitter.com/tjby8FeyVm— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) August 24, 2022
Ndërkohë, listës i mungon emri i Samuel Umtitit, i cili mund të përfundojë në ekipin italian, Lecce, por edhe i Martin Braithëaite, gjithashtu në largim nga Barça.
Kjo ndeshje është e karakterit bamirës dhe do të fillojë në orën 21:30.