3.3 C
New York
Monday, January 12, 2026

Buy now

Xabi Alonso nuk e vuan humbjen nga Barcelona: Ishte kompeticioni më i parëndësishëm

- Advertisement -

rajneri Xabi Alonso thotë se Superkupa e Spanjës është kompeticioni më i parëndësishëm i këtij sezoni.

Real Madridi pësoi humbje në finale nga Barcelona me rezultat 3-2, sfidë që ishte tepër e baraspeshuar dhe lehtësisht mund të shkonte në penallti, por madrilenët dështuan t’i konkretizojnë dy raste në fund.

“Humbja e finales? Ky kompeticioni është më i parëndësishmi i këtij sezoni”.

“Duhet ta urojmë Barcelonën. Ka qenë lojë e ngushtë. Kishim dy shanse për ta barazuar lojën. Duhet të këndellemi sa më parë që është e mundur. Ky është kompeticoni më i parëndësishëm që kemi”.

“Kur pranuam golin e tretë, isha 100 për qind i bindur se do të kemi raste për ta barazuar dhe e bëmë, por topi thjesht nuk hynte në rrjetë. Skuadra shfaqi dëshirë, por na mungoi preciziteti për të shkuar në penallti”, deklaroi ai.

Ndërkohë, e ardhmja e Alonsos mbetet e paqartë me bordin e Real Madridit që janë të zemëruar me trajnerin spanjoll dhe po konsiderojnë shkarkimin e mundshëm.

Të ngjashme

Të fundit