Pas shkarkimit nga Real Madrid, Xabi Alonso ka vendosur të pushojë, por nuk e mbyll derën për një rikthim të shpejtë si trajner.
Sipas raportimeve nga Anglia dhe Spanja, Alonso do të ishte i gatshëm të pranojë një ofertë vetëm nga Liverpooli, klubi ku ka lidhje të forta si ish-lojtar.
Situata te Liverpool është e vështirë këtë sezon dhe emri i Alonsos po del si alternativë e mundshme nëse Arne Slot largohet.
Nëse “The Reds” vendosin të ndryshojnë trajnerin, Alonso është kandidat kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës.






