19.9 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Xabi Alonso duket se “ka probleme” me një yll të Real Madridit

- Advertisement -

Trent Alexander-Arnold e përjetoi një fundjavë të vështirë në La Liga, pasi u la jashtë formacionit titullar në fitoren e Real Madridit 3-0 në fushën e Real Oviedos.

Mbrojtësi anglez iu bashkua Los Blancos gjatë verës nga Liverpooli dhe debutoi në Kupën e Botës për Klube, ndërsa në kampionat pati një paraqitje jo bindëse kundër Osasunës. Këtë herë, Xabi Alonso vendosi t’i besojë Dani Carvajalit nga minuta e parë, ndërsa anglezi u fut në lojë vetëm në minutën e 87-të.

Reprezentuesi anglez shpreson të rikthehet në 11-shen startuese javën e ardhshme, kur Reali të presë Mallorcën në “Santiago Bernabéu”.

Në ndeshjen ndaj Oviedos, Kylian Mbappe shënoi dy gola, ndërsa Vinicius Junior – gjithashtu i lënë fillimisht në stol – vulosi rezultatin 3-0.

Lënia jashtë formacionit e Alexander-Arnoldit shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.

Një tifoz komentoi: “Trent ka marrë një mësim brutal te Real Madridi, por ai është një lojtar i madh dhe do ta kalojë këtë”.

Një tjetër shtoi: “Trent Alexander-Arnold, i ulur menjëherë në stol për Real Madridin”.

Ndërsa një përdorues tjetër shkroi: “Kam frikë se Trent do të qëndrojë në stol për një kohë. Kapiteni im është kthyer. Carvajal bëri paraqitje të fortë”.

Madje pati edhe komente ironike: “Trent shkoi te Reali vetëm për t’u ulur në stol? Duket se ai ka probleme me Alonson”.

Të ngjashme

Të fundit