Trajneri spanjoll, Xabi Alonso thuhet se do të largohet nga Bayer Leverkusen në fund të sezonit aktual, pavarësisht se ka një kontratë deri në qershor 2026.
Vendimi thuhet se vjen pasi Alonso pritet të marrë drejtimin e Real Madrid verën e ardhshme.
Eurosport Spain ka konfirmuar se Alonso do të bëhet agjenti i lirë. Lëvizja te Real Madridi pritet shumë, me trajnerin spanjoll të rreshtuar për të zëvendësuar Carlo Ancelottin.
Kuptohet se Bayern Munich mund të jetë një destinacion i mundshëm nëse qëndrimi i Vincent Kompany në klub nuk i përmbush pritshmëritë. Megjithatë, Real Madridi është aktualisht favorit për të siguruar nënshkrimin e Alonsos.
Manchester City gjithashtu ka treguar interes për Alonson, me zërat që sugjerojnë një lëvizje të mundshme nëse Pep Guardiola largohet gjatë verës.
Sidoqoftë, Leverkuseni mbetet i sigurt se Alonso do t’i bashkohet Real Madridit, me trajnerin spanjoll që shihet si kandidati i preferuar i klubit për të marrë drejtimin.