-5.4 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

X bllokon publikimin dhe dërgimin e lidhjeve të aplikacionit të komunikimit të enkriptuar Signal

- Advertisement -

Signal përdoret kryesisht nga gazetarët për të marrë informacion konfidenciale nga burimet e tyre dhe mesazhet e platformës kanë enkriptim fundor si dhe ruhen në vetë pajisjen.

Përdoruesit e X aktualisht nuk mund të postojnë lidhje që të çojnë në Signal.me të cilat shfrytëzohen për ti dërguar dikujt një mesazh në mënyrë të sigurte dhe të shpejtë tek përdoruesit e Signal.

Disa mesazhe gabimi shfaqen ku përdoruesit e X përpiqen të postojnë lidhjet e Signal në platformë. Mes njoftimeve të shfaqura, atyre u thuhet se lidhje janë spam, përmbajtje e dëmshme ose aktivitet keqdashës.

Signal përdoret kryesisht nga gazetarët për të marrë informacion konfidenciale nga burimet e tyre dhe mesazhet e platformës kanë enkriptim fundor si dhe ruhen në vetë pajisjen.

Lidhjet për në domainin Signal.org nuk duket të jenë të bllokuara, as ato që të çojnë në Telegram. Kjo platformë komunikimi kohët e fundit është shndërruar në një mjet raportimi për aktivitetin e DOGE tek mediat.

Përveç bllokimit të lidhjeve në postimet publike dhe në mesazhet direkte, përdoruesit gjithashtu dekurajohen nga klikimi i lidhjeve të Signal që janë publikuara përpara se ky bllokim të hyjë në fuqi.

Është hera e parë e X që prej 2022 që lidhjet e një platforme rivale bllokohen. Në 2022 lidhejt e Facebook, Instagram, Mastodon dhe platformat e tjera rivale u bllokuan për pak kohë. /PCWorld Albanian

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit