3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Wow! Fedez i bën Chiara Ferrgani-t dhuratën luksoze me çmimin marramendës!

- Advertisement -

Chiara Ferragni dhe Fedez vazhdojnë të jenë të pandashëm dhe më të dashuruar se kurrë. Edhe një herë tjetër këtë ja treguan gjithë botës me një surprizë. Fedez pati rezervuar në Galleria Vittorio Emanuele, një nga lokalet më luksoze dhe ekskluzive në qendër të Milanos, vetëm për veten dhe partneren e tij.

Veç hyrjes surprizë, Chiara e gjeti veten të rrethuar nga petale trëndafilash në tokë, qirinj, një tavolinë luksoze dhe një violinist që i priste. Ndërsa gatimet i kishte përgatitur Carlo Cracco, një nga kuzhinierët më të njohur në Itali.

Dhe si qershia mbi tortë, Fedez i dhuroi gruas së tij një byzylyk Panthère de Cartier të larë në flori të bardhë 18k, me sy esmeraldesh, me gurë onix dhe diamante 10 karat. Me një çmim marramendës prej 318 mijë eurosh. Të paktën kështu thuhet nga faqja zyrtare. Pasi një tjetër version shumë i ngjashëm me këtë byzylyk e ka çmimin sekret dhe mediat nuk kanë arritur ta zbulojnë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit