4.1 C
New York
Thursday, February 19, 2026

Buy now

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

- Advertisement -

Wolverhamptoni ka shkaktuar njërën prej befasive më të mëdha të sezonit në elitën e futbollit anglez.

Skuadra e fundit në tabelë, që po bën luftë të madhe për mbetje në elitë, e ka mposhtur liderin dhe skuadrën më të fortë deri tani në Angli, Arsenalin. 

Wolverhamptoni dhe Arsenali kanë barazuar të mërkurën mbrëma 2:2. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 31-të të Premier Leagues, ndërsa u desh të zhvillohej më 21 mars. Por për shkak të finales së “Carabao Cup” me Manchester Cityn, ky ballafaqim u zhvillua të mërkurën. 

Bukayo Saka në minutën e pestë dhe Piero Hincapie në minutën e 56-të shënuan për 2:0. Hugo Bueno realizoi gol të bukur për Wolvesin, ndërsa sfidën e vendosi autogoli i Riccardo Calafiorit në minutën e katërt të kohës shtesë.

Arsenali tani ka 58 pikë, pesë më shumë se Manchester City i vendit të dytë, që e ka një ndeshje më pak të luajtur. 

Wolverhamptoni mbetet i fundit me dhjetë pikë.

Të ngjashme

Të fundit