Wolfsburgu ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave.
Ato mposhtën 3:2 skuadrën e Arsenalit 4:5 nga të dy takimet.
Ndeshja ishte tejet interesante, sa që shkoi deri në vazhdime.
Arsenali fillimisht kaluan në epërsi me Blackstenius.
Më pas Roord barazoi shifrat.
Pjesa e dytë ishte edhe më interesante, me ekipet që kërkonin biletën për një vend në finale, shkruan lajmi.net.
Wolfsburgu arritën të përmbysin Arsenalin, duke shënuar me Popp.
Por, vashat e ‘Topçinjve’ nuk u ndalën dhe barazuan rezultatin.
Në minutën e 75’ shënoi Beattie dhe çoi në 2:2 ndeshjen.
Brenda kohës së rregullt ky takim nuk dha fitues, andaj shkoi në vazhdime.
Aty më efikase ishin gjermanet teksa mbyllen edhe dilemën e finalistit.
Në minutën e fundit të vazhdimeve shënoi Bremer.
Në finale Wolfsburg takohet me Barcelonën, kjo pasi këta të fundit mposhtën Chelsea 2:1.