6.5 C
New York
Thursday, December 19, 2024

Buy now

Wisner: Kosova duhet ta bëjë Asociacionin me përgjegjësi shumë të kufizuara, që s’do të prishte funksionimin e shtetit

- Advertisement -

 

Frank Wisner në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka folur në mënyrë specifike edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Wisner ka thënë se ideja e që komunat të punojnë së bashku, është mjaftë e mirë, megjithatë thotë se kurrë s’ka qenë plotësisht i bindur se Serbia e shikon një marrëveshje të tillë si pjesë të Kosovës së pavarur.

Diplomati amerikan thotë se Serbia më shumë e sheh si një mënyrë për të reduktuar pozitën e Kosovës si shtet i pavarur.

“Unë besoj se ideja e komunave [me shumicë] serbe, që të punojnë së bashku, të bashkëpunojnë, t’i ruajnë institucionet kulturore, është mjaft e mirë. Por, unë kurrë nuk kam qenë plotësisht i bindur se Serbia e shikon atë marrëveshje si pjesë të një Kosove të pavarur. Ajo më shumë e sheh si mënyrë për ta reduktuar pozitën e Kosovës si shtet i pavarur.Pra, ideja në parim mbetet e mirë, por derisa nuk shoh një vullnet më të madh të Serbisë për të jetuar me një Kosovë të pavarur, unë nuk pres që ndonjë marrëveshje të funksionojë, të mbahet apo të jetë e suksesshme”, ka thënë Wisner.

Ai ka thënë se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin me kompetenca shumë të kufizuara, në mënyrë që të mos mund të cënohet shteti i Kosovës.

“Unë mendoj se Kosova, për arsyet e veta, duhet të krijojë një asociacion të komunave me shumicë serbe, me përgjegjësi shumë të kufizuara në kulturë, arsim, taksa dhe gjëra të tilla, por që nuk ka status sovran që do ta prishte funksionimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Wisner.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit