21.7 C
New York
Monday, August 11, 2025

Buy now

Wirtz shpallet Lojtari i Vitit në Gjermani

- Advertisement -

Florian Wirtz është shpallur Lojtari i Vitit në Gjermani, vetëm disa javë pas transferimit të tij prej 100 milionë stërlinash (115 milionë eurosh) nga Bayer Leverkusen te Liverpool.

22-vjeçari mori 191 vota nga gazetarët sportivë gjermanë, më shumë se dyfishi i votave të nënkampionit, Michael Olise i Bayern (81).

Wirtz është quajtur nga ish-trajneri i Leverkusenit, Xabi Alonso, tani te Real Madridi si një nga “lojtarët më të mirë në botë. Ai është i klasit botëror”. Shënoi 57 gola dhe dha 65 asiste në 197 ndeshje për Bayer Leverkusenin.

Çmimi për Trajnerin e Vitit shkoi te Julian Schuster, i cili e udhëhoqi Freiburgun në vendin e pestë në vitin e tij të parë në krye, duke u kualifikua për në Europa League. 40-vjeçari mori 97 vota dhe pasoi Xabi Alonson.

Të ngjashme

Të fundit