Manchester City po i mpreh dhëmbët për ta “gllabëruar” futbollistin gjerman Florian Wirtz
Kjo pasi vazhdimi i kontratës së këtij të fundit, me Bayer Leverkusen, po vonon.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe drejtori ekzekutiv i ekipit nga Bundesliga, Fernando Carro.
‘Do të isha shumë i lumtur t’ju them se vazhdimi i kontratës me të është dicka e vërtetë, por kjo nuk ka ndodhur ende”, tha ai për “Kolner Stadt-Anzeiger”.
Carro tha se Bayer dëshiron që Wirtz të vazhdojë deri më 2026, por e pranoi se duhet të pajtohet me largimin e tij, nëse nuk ka kontratë të re.
“Do të jetë e vështirë, duhet të jem i sinqertë. Nuk është e pamundur, por nuk ajo çfarë ne duam”.
City është ekip që blen shtrenjtë lojtarë ndërsa çmimi për transferimin e gjermanit parashihet të jetë dikur rreth 140 milionë euro.
Wirtz ka luajtur një rol krucial në suksesin madhor të Leverkusen, sezonin e kaluar, kur ekipi u bë kampion e fitues i Kupës së Gjermanisë dhe regjistroi 49 ndeshje pa humbje, në të gjitha garat.
Në 13 ndeshje që luajti sezonin aktual, Wirtz ka shënuar 7 gola e ka regjistruar po aq asistime.
Pos Cityt, për ta bërë gjermanin pjesë të klubit janë të interesuara edhe Arsenal, Real Madrid e Bayern Munich.