10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Windows 10 do të marrë përditësimin e fundit të sigurisë në tetor të 2028

- Advertisement -

Edhe pse Windows 10 po pajisjet me Copilot AI, robotin me inteligjencë artificiale që Microsoft fillimisht e lançoi në Windows 11, sistemi operativ do të arrijë fundin e mbështetjes më 14 tetor 2025.

Por për tu siguruar se kompanitë dhe konsumatorët do të mbeten të sigurisë edhe për një periudhë kohore më të gjatë, Microsoft së shpejti do të ofrojë programin Extended Security Update (ESU) për Windows 10.

I ngjashëm me program që u ofrua për Windows 7, Extended Security Updates për Windows 10 – me versionin e fundit 22H2 – do të ofrohen maksimalisht edhe për tre vite të tjera deri më 14 tetor 2028.

Ky program mbulon vetëm përditësime kritike sigurie dhe nuk do të ketë mbështetje teknike përtej këtyre përditësimeve.

Një zgjidhje është zhvendosja e kompjuteruti Windows 10 në Windows 11 në cloud përmes abonimit Windows 365. Këtë mënyrë kompjuterët Windows 10 marrin përditësimet ESU pa kosto shtesë por vetëm për tre vite.

Sigurisht ju mund të kaloni plotësisht në Windows 11. Por ndryshe nga Windows 7, me Windows 10 Microsoft do të ofrojë përditësime ESU edhe për individët.

Kjo për shkak të dominimit të Windows 10-ës me 68.02 përqind të tregut përballë Windows 11-ës me 26.63 përqind sipas Statcounter. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit