Ish-këshilltari i ekipit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, ka thënë se Hashim Thaçi kishte presion nga komandantët lokalë.
Ai theksoi se edhe Adem Demaçi, po pengonte progresin e bisedimeve, e që si rezultat, Thaçi shkoi ta takonte në Slloveni.
Biseda:
Misetiq: Nga e dini që Thaçi shkoi në Slloveni për takim me Demaçin?
Williams: Kur pyeta kolegët shqiptarë, ata mu përgjigjën që shkoi në Slloveni për të folur me Demaçin.
Misetiq: A të thanë pse?
Wiliams: U interesova, e bëra këtë pyetje, si na shërben ne kjo, u thashë. Dhe përgjigja ishte që ishte e domosdoshme.Kishte trysni nga jashtë, nga komandantët lokalë, kishte presion ideologjik, kulturor, prej Adem Demaçit, i cili po pengonte progresin e negociatave. Po them me të ngjarë, po cenonte lëvizjen për realizimin e marrëveshjes. Prandaj, duhej trajtuar ky aspekt.
Misetiq: Kishte problem konkret Demaçi?
Williams: Pavarësia