13 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

William Walker: Vendosja e sanksioneve nga BE-ja dhe ShBA-ja është tmerrësisht e gabuar

- Advertisement -

Ish-ambasadori William Walker, me emrin e të cilit lidhet një pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës, në një intervistë ekskluzive për Periskopin ka folur edhe për sanksionet e BE-së dhe SHBA-së ndaj Kosovës.

Ambasadori Walker ka thënë se e sheh të gabuar vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

“Epo, më duket e tmerrshme vendosja e Kosovës nën sanksione. Thjesht mendoj se komuniteti ndërkombëtar, BE-ja duke përfshirë edhe SHBA-në në këtë listë, nuk e njeh realitetin”, thotë z. Walker.

“Epo, më duket e tmerrshme vendosja e Kosovës nën sanksione. Thjesht mendoj se komuniteti ndërkombëtar, BE-ja duke përfshirë edhe SHBA-në në këtë listë, nuk e njeh realitetin”, thotë z. Walker.

Tutje, Walker tha se në Qeverinë e Kosovës duhet të ndryshohen politika të ndryshme, por çështja e sanksioneve po shkon shumë larg.

“E di, siç them edhe pa këtë procesin e shtypit që folëm më herët, Kosova është vërtet një komb i pavarur dhe shumë demokratik. Ajo e ka treguar veten në shumë mënyra për të qenë e tillë. Dhe kushdo, BE-ja apo SHBA-ja apo kushdo që kritikon Kosovën dhe vendosë sanksione, mendoj se është tmerrësisht e gabuar. Gjithçka që duhet bërë është t’i tregoj Kosovës pse menduan ndoshta. Në qeverinë e Kosovës duhet të ndryshohen politika të ndryshme, por sanksionet sipas meje po shkojnë shumë larg”, përfundoi z. Walker.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit